Mbi 15 mijë raste të reja me Covid-19 në Gjermani

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

15 mijë e 646 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani. Gjatë kësaj kohe edhe 431 persona kanë gjetur vdekjen.

Mijëra raste të infektuara me COVID-19 po vazhdojnë të raportohen në Gjermani.

Në 24 orët e fundit në Gjermani raportohen 15 mijë e 646 raste të infektuara.

Gjatë kësaj kohe 431 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Numri total i rasteve të infektuara me këtë virus në Gjermani ka shkuar në 1 milionë e 735 mijë e 819.

Ndërsa, 33 mijë e 917 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

1 milionë e 328 mijë e 200 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 373 mijë e 702 raste janë aktive me të.

5 mijë e 649 raste janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 34 milionë e 801 mijë e 593 persona janë testuar për COVID-19.

Gjermania radhitet e 10-ta për nga numri i rasteve të infektuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme