Mbi 22 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 22 mijë raste të reja me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se kohët e fundit në vend numri i rasteve ditore me COVID-19 varion të jetë rreth 20 mijë.

Me 22.046 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.605.181.

Ndërkohë, me 160 vdekje numri i viktimave ka arritur në 84.306.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.464 persona, prej të cilëve 3.392 në kujdes intensiv.

Të ngjashme