Mbi 22 mijë shqiptarë nuk u lejuan të shkelin në BE në 2019, të tretit më të refuzuarit

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Vendet e Bashkimit Evropian kanë forcuar rregullat dhe kontrollet për emigrantët.

Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2019 rreth 717,600 shtetas jo të BE-se u refuzuan të hyjnë në shtetet anëtare nga kufijtë e tyre të jashtëm.

Numri i refuzimeve u rrit me 58% përgjatë vitit të kaluar.

Më të refuzuarit ishin Marokenët (489,900), të ndjekur nga shtetasit e Ukrainës (66,500) dhe Shqipërisë (22,800).

Një shumicë e madhe e refuzimeve u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600). Së bashku këto shtete Anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve që ju refuzua hyrja në BE në 2019.

Gjithashtu gjatë vitit të kaluar u gjetën 10% më shumë emigrantë që qëndronin në mënyrë ilegale në BE se sa në vitin 2018.

627 900 qytetarë të huaj u zbuluan se jetonin ilegalisht, por ky numër ishte 75% më i ulët se në vitin 2015, kur numri i përgjithshëm i qytetarëve që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në BE ishte 2,085,500, më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Gjermania raportoi numrin më të madh të shtetasve jo-BE që gjendeshin ilegalisht të pranishëm në 2019 (133 500), pasuar nga Greqia (123 000), Franca (120 500) dhe Spanja (62 900). Këto katër shtete anëtare së bashku përbënin 70% të të gjithë atyre që rezultuan së jetojnë ilegalisht në BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme