Referuar degëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit mbi 2500 protestues janë nisur tashmë drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës që nis rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.
Kështu, kreu i Degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isai ka deklaruar se në protestën e sotme të opozitës janë nisur të paktën 1500 elbasanas, ndërkohë nga Bashkia e Cerrikut kanë konfirmuar pjesëmarrjen 300-330 persona. Nga bashkia e Peqinit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 270 persona.
Nga Bashkia e Librazhdit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 370-400 persona, ndërsa nga Bashkia e Prrenjasit, sipas degës së PD kanë konfirmuar pjesëmarrjen 250-300 persona.