Mbi 270 rrugë të reja me ndriçim në Prishtinë, Përparim Rama: Modernizim e sistem smart

Prishtinë | 06 Nën 2025 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se ndriçimi në kryeqytet është zgjeruar në 270 rrugë të reja.

Ai ka thënë se tash ndriçimi është smart.

 “Zgjerim i ndriçimit publik në mbi 270 rrugë. Modernizim dhe rikonstruksion i mbi 500 rrugëve, me sistem smart të ndriçimit publik. Sistemi smart mundëson menaxhim dhe mirëmbajtje më efikase të rrjetit të ndriçimit”, tha Rama.

“Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm urban”, ka shkruar ai.

Të ngjashme