Mbi 30 mijë kosovarë hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 24 Gus 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e fundit të gushtit për të pushuar në Shqipëri. Morina ka pritur një fluks të pazakontë qytetarësh nga Kosova, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë mbi 30 mijë persona në Shqipëri.

Pika kufitare e Morinit ka përjetuar fluksin më të madh të këtij sezoni. Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e mbetur të gushtit për të mbyllur pushimet pasi më 2 shtator nis procesi mësimor në Kosovë.

Mijëra automjete kanë kaluar kufirin. Policia kufitare me vështirësi ka arritur të menaxhojë situatën duke vënë në funksionim të plotë të gjitha sportelet.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, edhe sportelet e policisë së Kosovës që shërbejnë për hyrje në Kosovë janë kthyer në shërbim të hyrjes në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë rreth 30 000 mijë shtetas nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme