Mbi 30 mijë të vdekur në ShBA dhe mbi 638 mijë të prekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Së paku 638 mijë e 111 raste të të prekurve me Coronavirus janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas John Hopkins University si pasojë e këtij virusi deri tash janë regjistruar 30 mijë e 844 raste të vdekjeve.

Vetëm dje atje janë shënuar 28 mijë e 871 raste të reja me 4 mijë e 811 viktima.

Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtete – Distriktin e Kolumbisë dhe pjesë tjera territoriale, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme