Mbi 320 mijë të vdekur nga Coronavirusi në mbarë botën

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 320 mijë.

Gjithsej 320.189 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 4.894.278, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 91.981 viktima, shkruan AnadolyAgency.

Pas saj radhiten Britania me 34.796 viktima, Italia me 32.007, Franca me 28.239, Spanja me 27.709, Brazili me 16.853, Belgjika me 9.080, Gjermania me 8.123, Irani me 7.057, Kanadaja me 5.842, Holanda me 5.694, Meksika me 5.332 dhe Kina me 4.634 të vdekur nga COVID-19.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Turqia (4.171), Suedia (3.698), India (3.164), Ekuadori (2.799), Peruja (2.789), Rusia (2.722), Zvicra (1.886), Irlanda (1.547), Portugalia (1.231), Indonezia (1.191) dhe Rumania (1.020).

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 1.908.111 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka 2.665.798 raste aktive që presin të shërohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme