Mbi 4 mijë raste të reja me Covid-19 në Zvicër

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

31 të vdekur dhe 4 mijë e 271 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në këtë shtet sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, ka shkuar në 388 mijë e 828.

308 mijë e 300 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 74 mijë e 343 raste janë ende aktive.

Numri i viktimave në Zvicër ka shkuar në 6 mijë e 185.

Numri i të infektuarve me COVID-19, sipas statistikave botërore ka shkuar në 73 milionë e 284 mijë e 174 persona janë infektuar me këtë virus në botë.

Ndërsa, 1 milionë e 630 mijë e 307 persona kanë vdekur si pasojë e tij dhe 51 milionë e 425 mijë e 757 persona janë shëruar nga ai.  

Në 24 orët e fundit në botë janë raportuar mbi 102 mijë raste të reja me Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme