Mbi 400 turistë gjermanë dhe nga vendet skandinave vizituan Pogradecin gjatë fundjavës që lamë pas.
Në Pogradec mbërritën rreth 10 autobusë me vizitorë të huaj, të cilët kishin përfshirë në itinerarin e tyre turistik vizitat në Lin, Tushemisht dhe vendbanimet antike në këtë zonë.
Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur zyrtarisht, vërehet një rritje e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Pogradecin.
Bazilika e Linit, Kalaja e Pogradec, Guri i Kamjes, Ura e Golikës dhe varret e poshtme të Selcës, janë disa prej atraksioneve kryesore turistike të Pogradecit, transmeton atsh.
Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milionë vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore.