Mbi 5.4 milionë viktima nga COVID-19 në botë

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Mbi 5.4 milionë viktima janë regjistruar deri tani në botë si pasojë e COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga faqja e statistikave worldometers.info.

Nga kjo faqe thuhet se deri tani me këtë virus janë infektuar 285 milionë e 33 mijë e 187 persona.

252 milionë e 757 mijë e 811 persona janë shëruar nga ky virus.

SHBA radhitet e para në botë për numrin më të madh të rasteve të infektuara me virus me 54 milionë e 656 mijë raste dhe mbi 840 mijë viktima.

Pastaj India me 34 milionë e 822 mijë e 40 raste dhe mbi 480 mijë viktima.

I treti radhitet Brazili me 22 milionë e 263 mijë e 834 raste të infektuara dhe 618 mijë e 870 viktima.

Të ngjashme