Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve me iniciale N.P dhe L.K.
I akuzuari me iniciale N.P. nga Prizreni, për shkak të veprës penale, të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1000 mijë euro, njofton Gjykata.
Ndërkaq, i akuzuari me iniciale L.K. nga Prizreni për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej tre vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Të njëjtit me datën 11.01.2017, rreth orës 17 me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale I.K. në punëtorin e tij e cila gjendet në Prizren, me qëllim që mos të dëshmoj si dëshmitarë në një proces gjyqësorë.