Mbi 500 të shëruar për tri ditë në Kosovë, 29 viktima

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

526 persona e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë.

Numri total i të shëruarave ka arritur në 7 mijë e 343. Kosova ka aktualisht 3 mijë e 792 raste aktive me Coronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 11 mijë e 545 me 129 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Deri tani, gjithsej 410 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme