Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017, raporton Ekonomia Online.
Valmira Selmani, u.d detyre e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, tha se të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.
Adnan Rrustemi, paraqiti edhe një herë numrin e atyre që kanë të drejt vote në këto zgjedhje.
Florian Dushi, pati vërejtje sa i përket numrit të stafit dhe buxhetit të ndarë për organizimin e zgjedhjeve.
Burimi Ahmetaj nga Qendra e Numërimit të Votave, ka arsyetuar shpenzimet për një aparaturë që tha se do tu shërbej edhe herave të tjera, raporton EO.
“Aparati për hyrje dhe dalje të stafit e bëjmë tash e na shërben për të gjitha herët”.
“Nuk kemi pas kësi praktike jemi nënshkruar me lista është evidentim elektronik”.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.