Gjatë së mërkurës ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeçare, raporton Ekonomia Online.
Interesimi për të marrë vaksinën ishte shumë i vogël, përderisa koordinatori i Qendrës së vaksinimit , Niman Bardhi përmes në përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se prej 29 marsit janë vaksinuar 59 509 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3 291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 303.