Mbi 60 automjete të konfiskuara presin shitjen përmes ankandit publik (Dokument)

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 12:14 | Nga

Janë mbi 60 vetura të konfiskuara nga Policia në Komunën e Pejës, e të cilat pritet që të shiten përmes ankandit publik.

Pronarët e veturave të konfiskuara, siç njofton Komuna e Pejës, duhet t’i tërheqin veturat e tyre më së largu deri më 26 shtator kur edhe është afati i fundit për tërheqje.

“Njoftojmë pronarët e veturave që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës,Drejtoria Rajonale në Pejë se kanë të drejtë t’i tërheqin veturat e tyre pasi të kryejnë obligimet ndaj operatorit N.T.SH.’Automekanik Citroen’,më seli në Vitomericë të Pejës”.

“Pagesa bëhet për kohën e qëndrimit të veturave në hapësirat e kompanisë të kontraktuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Në rast të mosparaqitjes të pronarëve të veturave për tërheqjen dhe në rast të mospagesës ndaj kompanisë në fjalë,veturat kalojnë në pronësi të Komunës së Pejës dhe do të planifikohet shitja e tyre përmes Ankandit Publik.

“Afati i paraqitjes për tërheqjen e veturave është nga data 19 shtator 2016 deri më 26 shtator 2016. Adresa: Rr ‘UÇK’ në Pejë,të ish-kazerma ushtarake”, thuhet në njoftim.

lista e automjeteve lista e automjeteve1 lista e automjeteve2 lista e automjeteve3 lista e automjeteve4 lista e automjeteve5

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme