Mbi 63 mijë fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar azil në vitin 2016

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 15:03 | Nga

Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) njoftoi se më shumë se 63.000 fëmijë të pashoqëruar nga të rriturit gjatë vitit 2016, kanë paraqitur kërkesë për azil, ku mbi gjysma e tyre janë nga Siria dhe Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurostat të enjten njoftoi se 63,300 të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në 28 shtetet anëtare të BE-së, plus në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër.

Më tej shtohet se numri është për një të tretën më i ulët se në vitin 2015, kur ishin regjistruar 96,500 të mitur të pashoqëruar që kërkonin azil. Megjithatë, njëkohësisht është pesë herë më i lartë se mesatarja vjetore e regjistruar në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2013.

Theksohet se 89 për qind e të miturve të pashoqëruar kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe më shumë se dy të tretat e tyre ishin të moshës mes 16 dhe 17-vjeçare. Numri më i madh i atyre që kanë aplikuar për azil janë regjistruar në Gjermani, pothuajse 36,000 ose 57 për qind e të gjithë të miturve të pashoqëruar të regjistruar në BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme