Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna ka mbajtur konferencë të rregullt për medie, raporton Ekonomia Online.
Maloku ka thënë se të hënën me 27 shtator ka filluar vitit shkollor, duke shtuar se në pjesën më të madhe të shkollave mësimi është duke u zhvilluar në mënyrë fizike.
Sa i përket vaksinimit Maloku tha se mbi 90% e mësimdhënësve janë vaksinuar dhe se 65% kanë marrë dy doza.
Ajo ka bërë thirrje për respektim të masave duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet mësimi në mënyrë fizike.
“Si ministri kemi bërë njoftime që të jenë të kujdesshëm për grumbullimin e nxënësve. Ekipe të MAShI-it kanë dalë në teren dhe për të vizituar shkollat”.
“Është lënë mundësia e mësimit edhe përmes skenarëve. Për zbatimin e skenarëve varësisht nga situata kujdesen Task-forcat”.
“Në mënyrë që shkollat të mbeten të hapura i’u bëjmë thirrje personelit shkollor të zbatojnë të gjitha masat për mbrojtje kundër Covid”.
Ajo tha se MAShI ka ofruar tekste shkollore falas, duke shtuar se shpërndarja është përgjegjësi e drejtorive komunale, raporton EO.
“Këtë vit me tekste alternative do të punojnë klasat 6 dhe7. Bazuar në kërkesa të shkollave MAShI ka kontraktuar shtëpi botuese. Për klasën 9 tekstet nuk shkojnë. Për klasa 3 dhe 8 janë botime të reja dhe shpërndarja përfunduar me 16 shtator”.
“Është përgjegjësi e drejtorive komunale për shpërndarje të teksteve shkollore”.
Tutje, Maloku theksoi se varësisht se si do të rrjedhë situata me pandeminë sa i përket dezinfketimit të shkollave do t’i bëjnë me kohë përgatitjet.