Mbi 8.4 milionë të infektuar në botë me COVID-19, 450 mijë të vdekur

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Është kaluar shifra e 8,4 milionë të infektuarve me COVID-19 në botë. Sipas të dhënave të “John Hopkins University”, për nga numri i të infektuarve prinë SHBA-ja me mbi 2,1 milionë raste të konfirmuara. Brazili po i afrohet shifrës prej një milion të infektuar, ndërsa pasojnë Rusia me mbi 560 mijë, India me mbi 366 mijë dhe Mbretëria e Bashkuar me mbi 300 mijë.

Numri i të vdekurve në botë nga pasojat e koronavirusit ka kaluar të enjten shifrën prej 450 mijë personave. SHBA-ja prinë edhe për të vdekur. Në SHBA janë konfirmuar 118 mijë të vdekur nga pasojat e infektimit me COVID-19. Brazili i ka mbi 46 mijë të vdekur, kurse Mbretëria e Bashkuar mbi 42 mijë.

Të ngjashme