Mbi 8 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

| 21 Kor 2022 | 08:31 | Nga

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka tejkaluar shifrën prej tetë mijë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total raste aktive me coronavirus janë 8,035.

Të shëruar gjatë 24 orëve të fundit janë 174 persona, ndërkaq në total nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,153.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 263 persona, ndërkaq në total janë administruar 1,832,976.

Instituti i Shëndetit Publik vazhdimisht ka bërë thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim me dozat përforcuese anti Covid.

Të ngjashme