Mbi 80 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, ka shkuar në 80 milionë e 770 mijë e 589.

1 milionë e 765 mijë  e 884 persona deri tani thuhet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 56 milionë e 976 mijë e 23 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 19 milionë e 433 mijë e 847 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 188 mijë e 392 të infektuar, Brazili me 7 milionë e 465 mijë e 806 raste, Rusia me 3 milionë e 50 mijë e 248 raste dhe Franca me 2 milionë e 550 mijë e 864.

22 milionë e 28 mijë e 682 raste janë aktive me këtë virus në botë.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 50 mijë e 405 raste nga 178 mijë e 390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 305 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.

Të ngjashme