Mbi 95 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

95 milionë e 24 mijë e 858 persona janë regjistruar si të infektuar me Covid-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 2 milionë e 32 mijë e 445 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 67 milionë e 847 mijë e 850 janë shëruar nga ai.

Amerika prin me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 24 milionë e 306 mijë e 43 raste, pastaj India me 10 milionë e 558 mijë e 710 raste dhe Brazili me 8 milionë e 456 mijë e 705 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 55.498 raste nga 206.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.405 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Të ngjashme