Numri i personave të shëruar në Kosovë nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën prej tre mijë.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani në vend betejën me Covid-19 e kanë fituar 3.069 persona.
Vetëm sot numri i të shëruarve ishte 101.
Ndërkohë 142 rastet e reja e çuan numrin e të infektuarve në 5.877.
Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.
Në të gjithë botën, sipas “Worldometers.info nga COVID-19 janë shëruar 8,804,227 persona.
Ndërkohë 610,816 kanë humbur jetën nga 14,748,711 raste pozitive.