Deputetë të Kosovës e të Shqipërisë do të bëhen bashkë sot në Prishtinë. Në javët e fundit të mandatit të dy legjislaturave, kuvendet e të dyja shteteve do të mbajnë seancë të përbashkët, e cila pritet të nisë prej orës 11:00, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, ndërtesa e Qeverisë është stolisur me flamuj kombëtar dhe të Kosovës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacioneve shtetërore në Kosovë.