Sot duke filluar nga ora 11:00 në Amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Astrit Deharit.
Sipas njoftimit për media, pjesëmarrës do të jenë familjarë të Astritit, stafi akademik nga Fakulteti i Mjekësisë, përfaqësues nga Rektorati, si dhe kolegë të Astritit nga fakulteti.
Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, i cili vdiq në rrethana ende të paqarta në qendrën e paraburgimit në Prizren, ishte në vitin e gjashtë të Fakultetit të Mjekësisë.