Mblidhen fondet për familjen shqiptare në Londër

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 20:26 | Nga

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Grajqevci ka bërë të ditur se janë mbledhur fondet për familjen shqiptare në Londër, e prekur nga tragjedia e ndërtesës Grenfell Tower.

Për familjen Haxhisefa janë mbledhur 5530 funte dhe me këtë është mbyllur aksioni humanitar.

Postimi i plotë i ambasadorit:

“Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju falënderoj pafundësisht, secilin prej jush, që iu përgjigjët thirrjes për ndihmë familjes Haxhisefa, me kaq zemërgjerësi dhe mirësi. Qëllimi ynë për t’i mbledhur 5 mijë funte, për t’iu dalë në ndihmë sadopak anëtarëve të familjes Haxhisefa, të cilët, për fat, janë shëndoshë e mirë, por humbën çdo gjë materialisht nga zjarri tragjik në Grenfell Tower, u arrit me sukses dhe u tejkalua. Shuma e mbledhur, deri në këto momente, është 5530 funte, dhe, me këtë rast, e shpallim të mbyllur këtë aksion humanitar. Shenjtorja jonë, Nëna Terezë, pati thënë: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” Me gjestin tuaj ju e keni arsyetuar plotësisht këtë thënie. Tani, avokati dhe aktivisti i komunitetit shqiptar në Londër, Artan Llabjani, do t’ia dorëzojë çekun me paratë e mbledhura familjes Haxhisefa, në emrin tuaj.

Ju faleminderit!”, ka shkruar ai.

Image may contain: 6 people, outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme