Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për të vendosur për mbajtjen e seancë së re të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në rend ditë janë 10 pika, ku një pjesë e madhe e tyre kanë të bëjnë me raportet e Auditimit të performacës së institucioneve përkatëse.
Në rend dite është edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
Kryesia vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 24 qershor, me 10 pika të rendit të ditës,
Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e të enjtes Kuvendi do të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për të vijuar më pas me shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.
Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe rekomandime të tjera ky komision: rekomandimet për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
rekomandimet lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”, si dhe ato për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”.
Pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, i bartur nga seanca e fundit.
Kryesia po ashtu vendosi që të martën, më 22 qershor 2021, Kuvendi të mbajë seancë solemne, për nder të ministrit të jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, i cili do të mbajë një fjalë rasti.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia vendosi të rishpallet konkursi publik për dy anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e komuniteteve joshqiptare, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.
Rendi i ditës:
Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
5. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,
6. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,
7. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,
8. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave