Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka thirrur mbledhje për në ora 16:00 në lidhej me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës që do të mbahen me 15 mars, raporton Ekonomia Online.
Ky institucion ka kërkuar nga Qeveria 491 mijë euro për të dy raundet për këto zgjedhje, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria.
Në këtë mbledhje përveç buxhetit do të diskutohet edhe për shtypjen e fletëvotimeve e formularëve, për doracakut për procedurat e votimit dhe numërimit etj.
Pikat e rendit të ditës:
1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim;
3. Raport i Këshillave të KQZ-së:
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i formularëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i doracakut për procedurat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Këshilli për Çështje Ligjore
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Gjakovë.
Këshilli për Buxhet dhe Financa
– Njoftim lidhur me çështjen e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
4. Të ndryshme;