Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e opozitës për dështimin e liberalizimit të vizave.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se LDK-ja ka dërguar një letër me sqarimin se dy nga 42 deputetët nënshkrues të kësaj seance nuk janë prezentë.
Veseli ka thirrur një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të caktuar datën e re për mbajtjen e kësaj seance të jashtëzakonshme.