Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, ndërkaq në rend dite për diskutim do të jenë dy pika.
Në njoftimin për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se Kryesia mblidhet në orën 11:00.
Në rend të ditës do të jenë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit dhe përgatitjet për seancë të re plenare.
Ky është rendi i plotë i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave