Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për caktimin e seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të thërret seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë.
Qeveria pritet që të votohet pasditen e së hënës.
Ndërsa është raportuar se pas kësaj mbledhje nuk do të ketë konferencë për medie.