Mblidhet Kryesia e Kuvendit, të enjtën seanca e radhës

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 11:23 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur të hënën. Në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.pika te rendit te ditës.

Për shkak të mungesës së kuorumit, nuk është vendosur rendi i ditës për mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

U vendos që para senacës, e cila do të mbahet të enjten, të mblidhet edhe një herë Kryesia.

Rendi i paraparë i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

  1. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:

  1. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VI. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
  3. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
  5. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

VII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  6. Zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  7. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Përgatitjet për seancë plenare të re të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Të ngjashme