Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje me shefat e grupeve parlamentare në objektin e Kuvendit.
Deputetët e Kosovës ende janë të pavendosur për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit të LDK-së ndaj Qeverisë Kurti ku edhe vetë janë pjesë e saj.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për shkak të koronavirusit nuk ka kushte në sallën e Kuvendit që të mbahet një seancë e tillë dhe të rrezikohet shëndeti i të gjithëve.
Ndërsa, deputeti Arban Abrashi tha se duhet të gjendet një zgjidhje alternative dhe të mbahet kjo seancë.