Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban mbledhjen e kryesisë së kësaj partie. Takimi po mbahet me kryetarët e degëve të LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Ndërkaq në orën 16:00, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pritet të mbajë konferencë për medie.
Aty Mustafa pritet të flas rreth qëndrimeve për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe procesit zgjedhor brenda partisë.