Lidhja Demokratike e Kosovës ka lajmëruar në mëngjesin e sotëm se do ta mbledh kryesinë e saj.
“Sot (e enjte), më datë 26 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për tu nënshkruar një marrëveshje për koalicion në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ka dal përmes një video ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga VV-ja.
Ndërkohë që sot do të mbahet seanca konstituive duke filluar prej orës 15:00.