MBPZhR diskuton me donatorë mundësitë e financimit – Peci thotë se infrastruktura ligjore është plotësuar

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 12:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka mbajtur konferencën me donatorët për sektorin e bujqësisë me titull “Orientimet Strategjike për Zhvillimin e Sektorit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, raporton Ekonomia Online.

Zhvillim i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshilluese dhe krijimi i sistemit informativ të shërbimeve këshillimore të Kosovës, programi Kombëtar për Inventarin e Tokave Bujqësore, Krijimi i skemës për subvencionim të interesit të kredive rurale, ishin disa nga projektet potenciale për bashkëpunim ndërmjet këtij dikasteri me partnerë strategjikë/donatorë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka përmendur të arriturat që e kanë përcjellë këtë dikaster që nga koha kur mori detyrën si ministër.

Me këtë rast tha se janë hartuar dhe miratuar 24 Projektligje në fushën e bujqësisë dhe se në vitin 2022 është aprovuar programi për zhvillimin rural në vlerë prej 26 milionë euro.

Ai përmendi edhe formimin e task-forcës për parandalimin e prerjeve ilegale të Pyjeve në gjithë territorin e Kosovës.

“Sot falë bashkëpunimit me partnerët tanë kemi realizuar një sërë objektiva të Ministrisë e duke e avancuar legjislacionin dhe procedurat e brendshme në proces të riorganizimit. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka zhvilluar aktivitete për të përmbushur prioritete dhe obligimet e saj që kanë për synim avancimin e politikave, rritjen e transparencës dhe llogaridhënien”, tha ai.

“Në vitin 2022 është aprovuar programi për zhvillimin rural në vlerë prej 26 milionë euro. Jemi përkushtuar në programin e zhvillimit bujqësor dhe rural, skemat e granateve dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit në përgjithësi. Janë hartuar dhe miratuar 24 Projektligje në fushën e bujqësisë, tri koncept-dokumente dhe janë hartuar dhe miratuar 16 udhëzime administrative”, tha Peci.

Sekretari i ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani dha disa shifra për tokat bujqësore në Kosovë.

“38 për qind e tokës është në shfrytëzim, pyje dhe toka pyjore janë 44 për qind, toka urbane janë 4.4 për qind. Ferma të vogla familjare janë 69 për qind”, tha Hasani.

Të ngjashme