Mbrëmë në Novi Pazar vdiqën dhjetë persona nga COVID-19

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë natës në Novi Pazar kanë vdekur dhjetë persona nga COVID-19, ka njoftuar koordinatori i spitalit të Novi Pazarit, Mirsad Gjerlek, për “TV Prva”.

Është raportuar se viktimat janë të moshës më të shtyer.

“Një natë e vështirë për ne, kemi pasur dhjetë të vdekur, të gjithë persona më të moshuar se 75 vjet, asnjëri nuk ka vdekur për shkaqe se nuk i kemi ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Gjerlek.

Në qytetin që gjendet në kufi me Kosovën dhe është i banuar kryesisht me bosnjakë, do të vijë sot një ekip mjekësor nga Bosnjë-Hercegovina për të ndihmuar në luftën ndaj Coronavirusit.

“Në mëngjes kemi pasur 290 persona në spital, 85 janë shëruar, që është situatë inkurajuese”, ka thënë Gjerlek.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme