Mbrëmë në veri pati një shpërthim me granatë dore, flet policia

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim në veri të Mitrovicës, ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

Rastin për klankosova.tv, e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë rajonale për veriun, Veton Elshani, i cili pohoi se përveç dëmeve të vogla materiale në mur, nuk ka të lënduar.

Shpërthimi i cili thuhet të ketë ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri, erdhi si pasojë e hedhjes së një granate dore.

Lidhur me këtë rast, Elshani konfirmoi po ashtu për klankosova.tv, se situata vazhdon të mbetet e qetë pavarësisht këtij incidenti, për të cilin akoma nuk ka një pistë të të dyshuarve.

Të ngjashme