Mbretëresha Elizabeta II nën përkujdesje mjekësore, Pallati Mbretëror njofton për gjendjen e saj

Prishtinë | 08 Sht 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Pallati mbretëror i Britanisë së Madhe ka njoftuar se Mbretëresha Elizabeta II aktualisht është nën përkujdesje mjekësore.

Sipas një njoftimi të Pallatit Mbretëror, mjekët kanë rekomanduar që ajo të ketë mbikëqyrje mjekësore dhe aktualisht ndodhet në Kështjellën e saj në Skociss.

“Pas vlerësimeve të mëtejshme këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha wshtw rehat dhe gjendet në Balmoral”, thuhet në njoftim.

Mbretëresha Elizabeta II aktualisht është 96 vjeçare.

Të ngjashme