Mbretëria e Bashkuar zotohet ta përkrahë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video-takim me Ministren Britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, përcjell Ekonomia Online.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe Ministrja Morton diskutuan mbi situatën e politikës së brendshme e të jashtme të Kosovës, me theks të veçantë mbi dialogun me Serbinë dhe bashkëpunimin rajonal e integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.

“Nënvizova kërkesën për ndërhyrje të menjëhershme të partnerëve tanë Euro-Atlantik për ribalancimin e pozitës sonë asimetrike, dhe vendosjen përfundimtare të drejtësisë për viktimat dhe vuajtjet e luftës gjenocidale të Serbisë kundër popullit të Kosovës”, bëri të ditur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbetet një ndër aleatët më të rëndësishëm, me përkrahjen e të cilës Kosova do të vazhdojë forcimin e mëtejmë të subjektivitetit dhe etablimin përfundimtar në arenën ndërkombëtare.

Të ngjashme