Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pësoi rënien më të madhe në mes të prillit dhe qershorit pasi masat e bllokimit shkaku coronavirusit e shtynë vendin zyrtarisht në recesion.
Ekonomia u tkurr për 20.4 për qind krahasuar me tre muajt e parë të vitit, raporton BBC.
Shpenzimet shtëpiake u zhytën ndërsa dyqanet u urdhëruan të mbyllen, ndërsa ra edhe prodhimi në fabrika dhe ndërtimtari.
Kjo e shtyu Britaninë e Madhe në recesionin e parë teknik – të përcaktuar si dy të katërtat e rënies ekonomike – që nga viti 2009, transmeton Telegrafi.
Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) tha që ekonomia u ulë në qershor ndërsa kufizimet e qeverisë për lëvizjen filluan të lehtësohen.
ONS tha që kolapsi i prodhimit është shkaktuar nga mbyllja e dyqaneve, hoteleve, restoranteve, shkollave dhe dyqaneve të riparimeve të veturave.