Mbretëria e Bashkuar vlerëson që vaksinimi të bëhet sipas moshës për të evituar vdekjet si pasojë e Covid-19

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Vaksinimi i njerëzve sipas moshës është mënyra më e shpejtë për të frenuar vdekjet nga coronavirusi në fazën tjetër të shpërndarjes, thonë ekspertët që këshillojnë qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pasi të ketë përfunduar faza aktuale, në radhë për t’u vaksinuar do të jenë personat e moshës 40-vjeçare.

Prioriteti i bazuar në vendet e punës do të ishte “më kompleks” dhe mund të ngadalësojë programin, tha Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin.

Të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar do të ndjekin këtë qasje me synimin për të vaksinuar të gjithë të rriturit deri në fund të korrikut.

Deri më tani, në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar më shumë se 18 milionë njerëz me dozat e para të vaksinë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme