Mbreti Charles III do bëjë vizitë shtetërore në Francë pas gjashtë muajve vonesë

AUCKLAND, NEW ZEALAND - November 18: Official Portraits for the Prince of Wales and the Duchess of Cornwall November 18, 2019 AUCKLAND, New Zealand. (Photo by Mark Tantrum/ http://marktantrum.com)
Prishtinë | 06 Sht 2023 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Mbreti Charles III do të udhëtojë në Francë me Mbretëreshën Camilla gjatë këtëij muaji për një vizitë shtetërore, që përfshinë bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe një fjalim të shumëpritur përpara parlamentit francez.

Charles do të mbërrijë në Paris më 20 shtator për një qëndrim tre ditor, sipas Buckingham Palace.

Vizita do realizohet pas gjashtë muajsh pasi mbreti u detyrua të anulojë udhëtimin në mars për shkak të protestave të dhunshme që shpërthyen në të gjithë Francën për reformat e pensioneve.

Gjatë pjesës së parë të vizitës, Macron do të presë mbretin bashkë me liderët e biznesit britanik dhe francez, të cilët do të flasin me Charles për planet e vazhdueshme të investimeve për të luftuar ndryshimin e klimës.

Ndërsa Camilla dhe zonja e parë franceze Brigitte Macron do të shpallin nisjen e çmimit letrar franko-britanik në Bibliotekën Kombëtare të Francës.

Gjatë gjithë udhëtimit, Charles do të mbajë një sërë diskutimesh mbi klimën, mbrojtjen, tregtinë dhe emigracionin, por pika kryesore e vizitës së mbretit është fjalimi i tij i vonuar përpara asamblesë kombëtare franceze, duke u bërë monarku i parë britanik që iu drejtua të dy dhomave të parlamentit francez.

Familja mbretërore gjithashtu do të udhëtojë në qytetin francez Bordo, i cili është qyteti motër i Bristolit për shkak të numrit të madhë të banorëve britanikë. Charles planifikon të takohet me ekuipazhet e urgjencës dhe anëtarët e komunitetit që u shkatërruan nga zjarret në vitin 2022.

Vizita do të përfundoj më 23 shtator.

Udhëtimi i mbretit u konsiderua si një hap “i rëndësishëm” për zbutjen e marrëdhënieve pasi diplomacia ka mbetur e ngarkuar që nga Brexit, kur Britania u tërhoq zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në vitin 2020.

Të ngjashme