Mbushen plazhet në Itali, qytetarët ndihen më të lirë pas lehtësimit të masave

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Më në fund italianët mund të bëjnë sërish, atë që pëlqejnë më shumë të bëjnë; banjo dielli dhe relaks në një plazh të bukur.

Në plazhin Mondelo, në dalje të kryeqytetit Sicilian Palermo, qindra qytetarë shijuan një ditë në bregdet, pasi qeveria lehtësoi kufizimet kundër Covid-19.

Luca D’Urso: Pas kaq shumë sakrificash është një ndjesi e bukur të jesh serish këtu. Këta njerëz…kjo jetë.. kjo panoramë…Wow.

Rossela Pozzoli, banore: Ndihem më e sigurt. Nuk po them se pandemia ka marrë fund, por më duket se është venë nën kontroll. Prandaj ndihem e lumtur dhe e lirë.

Italia raportoi 218 vdekje të lidhura me koronavirusin të premten, kundër 164 që ishin një ditë më parë, ndërsa infektimet ditore ranë në 5218 nga 5,741.

Deri më tani, vendi ka regjistruar 125 mijë viktima që prej shpërthimit të pandemisë shkurtin e vitit të kaluar, bilanci i dytë më i rëndë në Europë, pas Britanisë së Madhe.

Të ngjashme