Policia e Kosovës dje ka mbyllur 4 lokale të natës në zonën e Pejës.
PK ka pranuar disa informacione se fillimisht në një lokal nate në dalje të qytetit, dyshohet se zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme, prostitucion, persona të kërkuar nga gjykatat dhe armëmbajtje pa leje.
Njësia e Hetimeve, Stacioni Policor në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, dje kanë marrë urdhrin nga Gjykata Themelore në Pejë, për kontroll-bastisje të lokalit dhe shtëpisë së dyshimtë, në fsh. Vitomiricë.
Gjatë bastisjes Policia ka hasur personin D.S. m/k/sh, i (lindur) 1969, i cili ishte në kërkim nga Gjykata themelore ne Mitrovicë, i njëjti është arrestuar për të vazhduar me procedura te mëtutjeshme. Në këtë lokal janë bastisur të gjithë të pranishmit dhe veturat ne parkingun e këtij lokali, me ç’rast nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Gjatë kontrollit të mjetit tip ‘Hyunday’ tek pronari i cili nuk ka pasur dokumente të veturës, andaj Njësiti i komunikacionit rrugor ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe mjetin e ka dërguar ne terminal doganor
Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Pejë, Njësiti i reagimit të shpejtë, Njësiti i komunikacionit rrugor, Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore.