Mbyllen shumë shkolla në Filipine si pasojë e vullkanit Mayon

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 10:05 | Nga

Vullkani më aktiv i Filipineve ka shpërthyer dhe rrjedha e lavës ka marrë tatëpjetën duke lëshuar hi mbi qytetet e afërta, kanë thënë vullkanologët shtetërorë të martën, gjë që ka detyruar qeverinë provinciale të mbyll më shumë shkolla.

Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë i Filipineve (Phivolcs) ka regjistruar nëntë episode të dridhjeve, katër nga të cilat janë shoqëruar me shatërvan lave dhe 75 kolapsime të lavës, ndërsa ka paralajmëruar se një shpërthim i rrezikshëm mund të ndodhë në çdo kohë, raporton Reuters.

Mali Mayon, një vullkan në rajonin Bicol që tërheq shumë turistë për shkak të formës së tij pothuajse të përkryer të një koni, ka përjetuar dridhje që nga e shtuna, duke bërë kështu që të zhvendosen mijëra banorë, transmeton Koha.net.

Phivolcs thotë se lava që po avancon dhe se rrjedha piroklastike ka arritur radiusin prej gjashtë kilometrash që përfshin zonën e ndaluar për të lëvizur, nga ku disa banorë janë larguar.

“Niveli 3 i paralajmërimit është ende në efekt mbi Vullkanin Mayon, që do të thotë se momentalisht është në nivel të lartë të trazimit dhe shpërthimi i madh mund të ndodhë brenda javësh apo ditësh”, ka thënë ky institut.

Paralajmërimi i nivelit 4 nënkupton se shpërthimi mund të ndodhë “brenda ditësh” ndërsa niveli 5 është kur shpërthimi i rrezikshëm është në rrugë e sipër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme