Mbyllet afati kalimtar, Prishtina nuk merr asnjë lojtar

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 23:54 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarisht është mbyllur afati kalimtar i dimrit, FC Prishtina, për herë të parë nuk ka bërë asnjë transfer të futbollistëve.

FC Prishtina me kërkesën e shtabit teknik përforcimet i kishte bërë vetëm në afatin e verës me futbollistët që i kishte piketuar shumë kohë para se të hapej ai afat vere.

Por, nga Prishtina janë larguar 5 futbollistë. Portieri Ardit Nika ka marrë fletëleshimin, sikurse edhe Leonat Vitija dhe janë futbollistë të lirë.

Ndërsa, klubi ka huazuar edhe 3 futbollistë tjerë, si Përparim Osmani në Dritë, Liridon Fetahajt i vazhdohet edhe për 6 muaj huazimi në Liri dhe Kastriot Selmani në Vushtrri.

Të ngjashme