Manchester Unitedi është ndalur me një barazim 1-1 nga West Hami në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer ka dështuar të fitojë në ndeshjen e tyre ndaj West Hamit, të cilët kaluan të parët në epërsi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me Unitedin për një nuancë më të mirët, por vetëm mysafirët gjeten golin.
Goli i vetëm erdhi në minutat shtesë dhe ishte Micheal Antonio, i cili shënoi për 0-1 nga penalltia, pas prekjes së topit me dorë nga Paul Pogba.
Në pjesën e dytë, Unitedi pati diçka më shumë nga lojë, duke arritur të shënojë shpejt edhe golin e barazimit.
Ishte Mason Greenëood, i cili barazojë 1-1 në minutën e 51-të pas një bashkëveprimi të mirë me Anthony Martial.
Pas barazimit, Unitedi pati edhe disa raste tjera për të shënuar golin e fitore, por pa arritur ta tund rrjetën dhe në fund ndeshja u mbyll me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Djajtë e Kuq e shohin veten në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa West Hami shpëton nga rënia pasi ka 38 pikë në vendin e 15-të.
Në ndeshjen e fundit të sezonit, Unitedi do të luajë në udhëtim te rivali direkt për një vend në Ligën e Kampionëve, Leicester City, ndërsa Çekanët e presin Aston Villan.