Për shkak të disa rasteve të infektimit me COVID-19, shkolla “Abdullah Krashnica – Presheva” në fshatin Koretin të Kamenicës është mbyllur.
Sipas njoftimit, të infektuar kanë rezultuar pesë mësimdhënës dhe një punëtor teknik.
Rezultatet për COVID-19 njoftohet se janë duke i pritur edhe disa mësimdhënës të tjerë.
Shkolla do të vazhdojë me mësimin online, duke kaluar nga skenari A në skenarin C, apo mësim në distancë.