Franca ka urdhëruar mbylljen e një xhamie ku thuhet se brenda saj është nxitur vrasja e mësuesit francez. Siç shkruan Dailymail, Xhamia e Madhe Pantin, që ndodhet në periferi të Parisit, kishte shpërndarë para sulmit një video në faqen e saj në Facebook, ku shfryhej urrejtje ndaj mësuesit të historisë, Samuel Paty.
Policia njoftoi për urdhërin e mbylljes së xhamisë, ndërsa bënë me dije se do të ketë një kundërpërgjigje ndaj shpërndarësve të mesazheve të urrejtjes, predikuesve të radikalizuar dhe të huajve që mund të paraqesin kërcënim për sigurinë.
Prerja e kokës së një nëpunësi publik nga një i dyshuar për terrorizëm, ka nxitur reagim të shumta sa i përket lirisë së shprehjes, demokracisë dhe Francës laike.
Presidenti i vendit, Emmanuel Macron, është shprehur i shqetësuar pas kësaj tragjedie duke thënë se ka përpjekje armiqësore brenda komunitetit mysliman, për të imponuar besime konservatore mbi vlerat tradiacionale të republikës franceze.
Zyrtari i Xhamisë së Madhe të Panin, M’hammed Henniche, ka shprehu keqardhje për shpërndarjen e kësaj videoje, duke thënë se mësuesit i historisë ishte bërë viktimë e një fushate të keqe frikësimi në internet.